Kërcënohet presidenti i klubit të Serie A

Avokati Saverio Damiani, president i klubit të Lecces në Serie A ku luan edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku, është kërcënuar së fundmi.

Në shtëpinë e tij është lënë një kokë derri, sikurse edhe në derën e zyrës së studios ligjore. Kjo e ka tronditur goxha Damianin.

Lecce, l'orgoglio di Sticchi Damiani: "Primi in Serie B con una squadra  giovane" - Footballnews24.it

Policia e Lecces është njoftuar dhe po heton për të zbuluar më shumë. Kokat e derrit që ishin ende të gjakosura e të sapo-therura.

Gjithashtu kishte edhe një letër kërcënuese, detaje të së cilës ende nuk janë zbuluar. / abcnews.al

Read Previous

West Ham përgatit ofertën për Armando Brojën

Read Next

900 euro gjobë për policin që goditi me grushte në kokë të dëmtuarin gjatë arrestimit