Kulla më e famshme e botës ka nevojë të menjëhershme për riparim të plotë, por nga raportimet vendase çfarë po i bëjnë në të vërtetë është një rinovim sipërfaqësor sa për Lojërat Olimpike 2024 që do të mbahen në Paris.
“Nëse Gustave Eiffel do të vizitonte vendin, ai do të pësonte një atak në zemër,”- u shpreh njëri prej menaxherëve të kullës. Eiffel, kompania e të cilit projektoi dhe ndërtoi monumentin, kishte thënë asokohe se identifikimi dhe ndalimi i përhapjes së ndryshkut ishte sfida më e madhe për jetëgjatësinë e kullës dhe sugjeroi se ajo do të kishte nevojë për lyerje çdo shtatë vjet.
Kulla aktualisht po i nënshtrohet një rilyerjeje prej 60 milionë eurosh si parapërgatitje për Lojërat Olimpike të 2024-ës. Kjo është hera e 20-të që monumenti rilyhet.
Në një raport të publikuar në 2016 zbuloi se kulla kishte rreth 884 defekte, përfshirë 68 që thuhej se përbënin rrezik për “qëndrueshmërinë” e strukturës.
Burimi: BBC, CNN