OpenAI po shqyrton “ngadalësimin” e zhvillimit të inteligjencës artificiale të avancuar
Udhëheqësit nga dhjetëra vende dhe organizata ndërkombëtare janë mbledhur në Lugano të Zvicrës për të diskutuar dhe krijuar një plan që do të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës së dëmtuar nga lufta.
Përpjekja e rindërtimit është krahasuar me Planin Marshall të udhëhequr nga SHBA për të rindërtuar Evropën pas Luftës së Dytë Botërore.
Nën emrin Konferenca e Rimëkëmbjes së Ukrainës , ndërkombëtarët synojnë të koordinojnë përpjekjet për të ndihmuar edhe më shumë vendin në luftë. Rindërtimi i Ukrainës u quajt si “detyrë e përbashkët” nga presidenti Volodymyr Zelensky, teksa i drejtohej liderave të tjerë në konferencë.
Konferenca dy-ditore, e mbajtur nën masa të rrepta sigurie në Lugano ishte planifikuar shumë përpara pushtimit të Rusisë më 24 shkurt.
Burimi: BBC, CNN