97 vjet më parë, shpikja e versionit të parë të televizorit

Më 26 janar 1926 u shpik ‘’televizori’’.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thekson në një postim në rrjetet sociale se, 97 vjet më parë, John Logie Baird eksperimentoi me versionin e parë të “televizorit mekanik”.

Në ekranin që ishte shumë i vogël, u shfaq një kokë njeriu që lëvizte. Ishte koka e Daisy Elizabeth Gandy, bashkëpunëtores së John Logie Baird, shkencëtarit skocez që njihet si shpikësi i televizorit.

Kutia që solli për herë të parë figurat lëvizëse në shtëpitë e njerëzve, në versionin e saj të parë eksperimental ngjante më shumë me radion, vetëm se zëri shoqërohej me figurën, që qartësohej duke rrotulluar një buton për “skanim elektronik”./atsh/ KultPlus.com

Read Previous

Shtatë ekonomistët më të mëdhenj të historisë, dhe si ndikojnë ende sot idetë e tyre

Read Next

Odesa shpallet zonë e rrezikuar e Trashëgimisë Botërore