911 qendra të rregullta votimi në gjithë vendin

Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 949 qendra votimi me gjithsej 2,550 vendvotime, prej të cilave 911 qendra me 2,498 vendvotime për votim të rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 52 vendvotime për votim me kusht.

Sipas të dhënave, nga KQZ, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor është 2,092,174 votues.

Kjo listë përmban 15,884 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet e parakohshme për Kuvend, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Nga Lista Votuese, 1,959,962 qytetarë janë të regjistruar për të votuar brenda Kosovës, ndërsa 132,212 qytetarë janë regjistruar për votim jashtë vendit.

Prej tyre, 100,970 janë regjistruar për të dërguar fletëvotimin me postë jashtë Kosovës, 3,518 për postë brenda Kosovës dhe 27,724 për votim fizik në përfaqësi diplomatike./Klankosova.tv

Read Previous

Policia dhe Zyra e Kryeprokurorit thirrje qytetarëve: Ushtrojeni të drejtën e votës lirshëm, pa presion e pa ndikime nga jashtë

Read Next

Dita e zgjedhjeve, Kosova voton