84 ditë luftë, ja si është situata në Ukrainë

· Gjykata penale ndërkombëtare dërgoi të martën një ekip prej 42 anëtarësh në Ukrainë për të hetuar krimet e dyshuara të luftës që nga pushtimi rus.

· SHBA do të krijojë një njësi të re për të hulumtuar, dokumentuar dhe publikuar krimet e supozuara të luftës nga Rusia në Ukrainë. Observatori i Konfliktit do të “kapë, analizojë dhe gjejë prova gjerësisht të disponueshme për krimet e luftës të kryera nga Rusia dhe mizoritë e tjera në Ukrainë,” tha Departamenti i Shtetit i në SHBA.

· Negociatat e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës kanë ngecur, thanë zyrtarët të martën. Të dyja palët ia hedhin fajin njëra-tjetrës dhe Moska tregon se kthimi në bisedime mund të jetë i vështirë.

· Kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se forcat ruse mund të kenë pësuar “humbje të madhe” që nga pushtimi në Ukrainë. Ai u tha gazetarëve: “Nëse është e vërtetë që Rusia ka humbur 15% të trupave të saj që nga fillimi i luftës, ky është një rekord botëror i humbjeve të një ushtrie që pushton një vend”. Borrell tha gjithashtu se të gjitha vendet anëtare të BE-së do të mbështesin Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar me NATO-n.

· Finlanda dhe Suedia njoftuan se do të paraqesin aplikimin për t’u bashkuar me NATO-n, pavarësisht kërcënimit të Turqisë për të bllokuar zgjerimin e aleancës ushtarake./AnabelMedia/

Read Previous

Muzeu Hebraik në Vlorë, institucioni më i ri i kujtesës

Read Next

Osmani: “Open Balkan” e hap rajonin për ndikim edhe më të madh të Rusisë