50-vjetori i anëtarësimit të Gjermanisë në OKB, Osmani takon kancelarin gjerman

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz në pritjen e organizuar në nder të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se janë krenarë për partneritetin e palëkundur në mes Kosovë dhe Gjermanisë.

“Me ftesë të Kancelarit Olaf Scholz, mbrëmë morëm pjesë në pritjen e organizuar për nder të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB. E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë.

Jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje!”, shkruan Osmani. 

/Telegrafi/

Read Previous

Zelensky: Putini është ‘Hitleri i dytë’

Read Next

Osmani takohet me shefen e MCC-së, flasin për investimin 236 milionësh në fushën e energjisë