3X3 sërish zbarkon sërish në Prishtinë

Viti i kaluar ishte spektakël me basketbollin 3×3, ku ishin organizuar dy ngjarje madhore ndërkombëtare.

Por spektakli nuk do të mungojë as më 2024, sa i përket këtij sporti shumë atraktiv.

Sa ai përket vitit që vjen FIBA 3X3 Prishtina, Streetball festival 2024 do të mbahet po ashtu në muajin korrik më 18, 19, 20 dhe 21.

Për meshkujt do të jenë garat Challenger me klube, ndërsa për femra Women’s Series me kombëtare.

Vendi do të jetë i njëjtë sikurse që ishte këtë vit dhe FIBA 3×3 në Prishtinë, do të vazhdojë të jetë një super event ndërkombëtar.

Kjo ngjarje mblodhi me mijëra tifozë të basketbollit këtë edicion dhe edhe në edicionin e dytë pritet të ketë interesim të njëjtë. 

/Telegrafi/ 

Read Previous

Falja e tatimit në pronë – Kushtetuesja merr vendim në favor të Qeverisë

Read Next

Reduktime pothuajse të përditshme të energjisë elektrike në fshatin Bishtazhin