30-vjeçari e vret babanë e tij në Mallakastër

Ka zgjatur pak orë arratia e 37-vjeçarit M.M., i cili vrau me mjete të forta babanë e tij, shtetasin Q.M. në Mallakastër.

Autori i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor u largua menjëherë pas krimit dhe tentoi të fshihej, por nuk ia doli dot pasi efektivët e policisë së Mallakastrës dhe të Fierit arritën ta gjenin e më pas ta arrestonin.

I riu jetonte vetëm me prindërit në fshatin Greshicë dhe mendohet se pas një debati, mori levën dhe qëlloi në kokë babanë e tij 73 vjeçar.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”.

/Telegrafi/

Read Previous

​Escobar: Kosova dhe Serbia të zotohen se nuk do të ketë dhunë

Read Next

Pendarovski: BE e ka harruar Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën