3.3 miliardë lekë për subvencionimin e fermerëve në Shqipëri

Nga 20 Marsi nisën aplikimet për përfitimin e subvencioneve direkte për bujqësinë. Në një intervistë për për Klan News, zv/ministri i Bujqësisë Enio Civici tha se fondi është rritur në krahasim me 2022.

“Fondi i këtij viti krahasuar me atë të vitit të kaluar është pak më i lartë, 3.3 miliardë lekë nga 3.2 që ishte në fillim të vitit të kaluar. Skema kombëtare e këtij viti ka për qëllim të mbështesë eksportet, të ushtrojë qëndrueshmërinë e mnëyrë së mbështetjes, ka prioritet blegtorinë dhe siç ju thashë vazhdon mbështetja me naftën. Ne vjet arritëm që të mbështesim mbi 50 mijë fermerë.”

Risi sipas Civicit është se të gjithë aplikuesit në bletari dhe blegtori do të përfitojnë. Sipas udhëzimit për subvecionet direkte mbarështimi i bletarisë është në vlerën 1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje.

“Blegtoria këtë vit, duke ndjekur edhe ecurinë e këtij sektori ndër vite, ka marrë vëmendje edhe më të madhe. Është prioritet i skemës kombëtare të këtij viti. Si në rastin e bletarisë, ashtu dhe të blegtorisë, do të aplikohet sistemi i proporcionalitetit. Të gjithë ata që do të aplikojnë, do të përfitojnë.”

Në lidhje me radhët në pikat e fizike të aplikimit zv/ministri tha se ka pasur fluks edhe pse aplikimi mund të bëht lehtësisht online.

“Është mbi 12 mijë numri i aplikimeve në të gjithë vendin deri në orarin e drekës, është kohë e mjaftueshme për të aplikuar qoftë nëpërmjet e-Albania-s online, apo edhe fizikisht duke shkuar në zyrat e Bujqësisë. Ne jemi aty për t’ju përgjigjur çdo lloj problem, ngërç, apo nevoje që kanë fermerët.”

Afati i fundit i apliikimit nga fermerët për të përfituar nga skema e subvecionimit është 11 Prill 2023.

/KlanNews/

Read Previous

OKB: Për shkak të thatësirës në Somali mund të kenë vdekur 43,000 njerëz gjatë vitit 2022, gjysma nën 5 vjeç

Read Next

Skandalet e “Credit Suisse”/ Nga pastrimi i parave, te bashkëpunimi me grupin kriminal Yakuza