Një incident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:50 në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë.
Një burrë ka raportuar në polici se derisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, është qëlluar me armë zjarri nga një automjet tjetër në lëvizje.
Menjëherë pas raportimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe për të siguruar provat.
“Rreth orës 16:50, një burrë ka raportuar në polici se derisa ishte në veturën e tij në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri nga një automjet tjetër në lëvizje. Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.
Njësitet e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është filluar me hetime për zbardhjen e rrethanave. Prokurori i Shtetit është informuar për rastin, përderisa jemi të angazhuar për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin/it”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Për momentin, nuk janë bërë të ditura motivet apo detaje të tjera lidhur me këtë sulm. /tvsyrivision/