Me mbylljen e sezoneve në shumicën e ligave të mëdha evropiane, tani janë përcaktuar thuajse të gjithë ekipet e mëdha që do të marrin pjesë në grupet e Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
25 është numri i ekipeve që deri më tani janë konfirmuar që do të marrin pjesë në grupet e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Me mbylljen e Premier Leauge-s angleze, janë përcaktuar edhe katërshja që do të marrin pjesë në Champions: Manchester City, Arsenal, Manchester United dhe Neëcastle United.
Në Serie A, edhe pse është edhe një xhiro deri në fund, gjithashtu janë përcaktuar ekipet që do të luajnë në grupet e Champions: Napoli, Lazio, Inter dhe Milan.
Gjithashtu edhe në La Liga është edhe një javë kampionat, por këto janë katër ekipet që do të luajnë në Ligën e Kampionëve: Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Real Sociedad.
Në Bundesliga kampionati ka përfunduar dhe ekipet që do të luajnë në Champions janë: Bayern Munich, Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Union Berlin.
Në kampionatin francez gjithashtu do të zhvillohet edhe një xhiro, por tashmë kualifikimin tutje e kanë siguruar PSG dhe Lens, ndërsa Marseille do të luajë në “Play-Off”.
Nga Portugalia dhe Holanda janë kualifikuar Benfica, Porto, Feyenoord ndërsa PSV Eindhoven do të luajë në “Play-Off”.
Si dhe nga ligat tjera janë kualifikuar në grupe: Red Bull Salzburg, Celtic, Crvena Zvezda dhe Shakhtar Donetsk.
Pra, 25 ekipe janë kualifikuar deri më tani në grupet e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm, ndërsa edhe shtatë ekipe do të kualifikohen nga “Play-Off”-i. /Albanianpost.com