“Investonin në blerjen e pasurive të paluajtshme në Shqipëri”, shkatërrohet banda shqiptare-italiane e drogës, 15 të arrestuar

Mëngjesin e kësaj të marte autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion antidrogë, ku kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptarësh me bazë në Itali, ku për pasojë janë arrestuar 15 persona.

Mediat italiane shkruajnë se operacioni antidrogë është zhvilluar ditën e sotme në Basilicata, Liguria dhe Pulia.

Sipas informacioneve mësohet se klani ishte i përbërë nga shqiptarë dhe italianë, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge nga Shqipëria, ku investoheshin të ardhurat e grumbulluara të paligjshme.

Baza e bandës ishte në Matera, ndërkohë të ardhurat nga trafiku i drogës investoheshin në Shqipëri “për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe aktivitetet tregtare”.

Gjatë operacionit policor, u gjetën dhe sekuestruan 5.7 g marijuanë, 100 gr kokainë dhe 20 kg heroinë. Vlera e sekuestrimeve të bërë nga autoritete italiane shkojnë në 4.2 mln euro./abcnews.al

Read Previous

Liqeni akullnajor i Gramozit në Kolonjë, ngjitje alpine mes mrekullisë së natyrës

Read Next

25 ekipet që e siguruan kualifikimin në grupet e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm