24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Therje me thikë, dhunë në familje, drogë dhe armë

Pesë raste janë evidentuar në raportin e fundit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës. Në Rahovec, një person u arrestua pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e sulmoi dhe e lëndoi me thikë një tjetër, ndërsa në Gjakovë janë raportuar raste të dhunës në familje, posedimit të narkotikëve dhe armëmbajtjes. Po ashtu, në fshatin Palbardh është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes.

Drejtoria Rajonale Gjakovë

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rahovec / 18.08.2026 – 14:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe e ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

· Gjakovë / 17.08.2026 – 15:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime në duar vetes si pasojë e dhunës psikike, që dyshohet se ia kishte shkaktuar bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

· Gjakovë / 17.08.2026 – 14:00. Më 18.06.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me shtetësi të Austrisë për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar vajzën e tij. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. Aqif Blyta, Gjakovë / 18.08.2026 – 00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi njësitë policore gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur dhe kanë sekuestruar 4 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme 6.57 gramë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE

Rr. Yjet e Ereniku, Gjakovë / 18.08.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që i njëjti në rrjete sociale kishte postuar një armë. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

RASTET TJERA – NGJARJET

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER

Fsh. Palbardh, Gjakovë / 17.08.2026 – 14:30. Është raportuar se është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes. Policia ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa ka dalë njësiti për deminim i FSK-së të cilët kanë bërë deminimin e mjetit pa ndonjë incident.

Read Previous

ShBA-ja i vendos sanksione kryetares së Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Read Next

Shtrenjtimi i naftës s’ka të ndalur