23 vjet më parë u themelua brigada “137 Gjakova”, brigada e vetme e qytetit në të gjithë Kosovën

Sot është 23 vjetori i themelimit të Brigadës 137 Gjakova. ME datë 28 mars të vitit 1999 u mblodhën pothuajse të gjithë luftëtarët e qytetit të Gjakovës që ishin në pjesë të ndryshme të Dukagjinit duke luftuar. Atyre i’u bashkuan edhe ushtarët tjerë të fshatërave të Gjakovës, e të Deçanit, por pjesë e kësaj brigade kishte edhe ushtarë nga Peja. Kështu u bashkuan 47 ushtarë që themeluan brigadën, dhe vendosën të hyjnë në qytetin e Gjakovës për të mbrojtur popullatën civile. Komandanti i Rrafshit të Dukagjinit, Ramush Haradinaj lëshoi një vendim ku edhe i emëroi komandantin e brigadës si dhe eprorët e tjerë.

Në Epopenë e Çabratit në luftën frontale me armikun u vranë e u plagosën shumë ushtarë të ushtrisë tonë, por humbje pati edhe nga ushtria serbe, shton tutje Kryeziu.

Sot pas 23 viteve ish komandanti i kësaj brigade thotë që është punuar por jo mjaftueshëm.

Brigada 137 Gjakova me hyrjen e tyre në qytet u nda në 4 grupe, në 4 pozicione të qytetit, pika këto strategjike për zhvillimin e aktivitetit të tyre.

Read Previous

Forcat ukrainase rimarrin ‘kontrollin e plotë’ të qytetit afër Kievit

Read Next

Moti sot në Kosovë