22-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

Një vajzë 22-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës, duke konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër posa i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit./Sinjali/

Read Previous

​Të miturit në Prishtinë i gjendet arma në çantë

Read Next

Tetë kandidatë për kadetë në Policinë e Kosovës përjashtohen, dolën pozitivë në testet për drogë