2-vjeçarit në QKUK i hiqet tumori që i kishte përfshirë gjysmën e barkut

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” kanë treguar se sot i është operuar me sukses një fëmijë 2 vjeç, të cilit i është hequr tumori me përmasa të mëdha.

Ata kanë njoftuar se mjekët kirurgë, të asistuar nga ekipi i anestezionit kanë operuar me sukses një fëmijë të moshës 2-vjeçare, duke ia larguar tumorin, i cili ia kishte përfshirë gjysmën e barkut.

“Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shumë shpejt për në shtëpi”, kanë njoftuar Shërbimi Spitalor.

Njoftimi i plotë:

Operohet me sukses një fëmijë 2 vjeç, i hiqet tumori me përmasa të mëdha

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kirurgë, të asistuar nga ekipi i anestezionit, kanë operuar me sukses një fëmijë të moshës 2 vjecare, duke ia larguar tumorin, i cili ia kishte përfshirë gjysmën e barkut.

Operacioni u realizua, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të vazhdueshme nga mjekët pediatër-onkologë.

Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shumë shpejt për në shtëpi.

Read Previous

“Nëse flisni kundër Muriqit, do ju nxjerr jashtë”, Sarri ultimatum tifozëve në stërvitje (VIDEO)

Read Next

Milani zyrtarizon transferimin e Giroud