165 ditë luftë – Si është situata në Ukrainë

– Në kuadër të marrëveshjes për të lehtësuar krizën globale të ushqimit, janë dërguar plot 170,000 tonë metrikë grurë, u shpreh ministri ukrainas i infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov. Kjo shënjon një rimëkëmbje të situatës në Ukrainë.

– Pas muajve në bllokadë, porti më i madh dhe fitimprurës në Ukrainë, Pivdennyi, do të rifillojë punën për të transportuar 3 milionë tonë produkte bujqësore ukrainase brenda një muaji, u shpreh Mustafa Nayyem, zëvendësministri i infrastrukturës.

– “Performanca e dobët” e trupave rusë i ka kushtuar mjaftueshëm shtetit pushtues. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Britani, të paktën gjashtë komandantë rusë janë shkarkuar nga detyra gjatë muajve të fundit.

– Kryetari i bashkisë së Kharkiv raportoi se të paktën dy zona të qytetit u shënjestruan nga raketat ruse gjatë natës. Ihor Terekhov tha se informacioni mbi viktimat dhe shkatërrimet në Novobavarsky dhe Nemyshlyansky ende është i paqartë.

– Forcat ruse kanë kryer një sërë sulmesh tokësore për të tentuar të thyejnë linjat mbrojtëse të Ukrainës në veri, perëndim dhe jug të qytetit të Donetsk. Në jug të Ukrainës, trupat ruse mbeten në mbrojtje dhe nuk kanë kryer operacione sulmuese./AnabelMedia/

Read Previous

Miratimi i Euros nga Kroacia mund të jetë zgjidhja e duhur për ekonominë në vështirësi të Eurozonës

Read Next

Kina-Tajvan: Si është situata?