148 ditë luftë në Ukrainë, si qëndron situata?

*

Ministri i Jashtëm i Rusisë ka thënë se “detyrat” ushtarake të Moskës tani shkojnë përtej rajonit lindor të Donbasit për të pushtuar përgjithmonë pjesë të gjera të Ukrainës jugore. Sergei Lavrov tha se Rusia mund të kërkojë më shumë territor përgjatë vijës së frontit në Ukrainë. “Nuk janë vetëm Donetsk dhe Luhansk, janë Kherson, Zaporizhzhia dhe një sërë territoresh të tjera.”- u shpreh ai.

*

Rusia ka mbyllur idenë e rifillimit të bisedimeve të paqes me Ukrainën, duke e akuzuar atë se nuk meriton “vëmendjen serioze të njerëzve seriozë”. Lavrov tha se seanca e mëparshme dëshmoi se Ukraina nuk kishte “dëshirë për të diskutuar asgjë seriozisht”. 

*

Sulmet me raketa ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, vranë tre persona gjatw tw mërkurës, sipas zyrtarëve lokalë. Guvernatori rajonal Oleh Synehubov tha se mes të vrarëve ishin një burrë, një grua dhe një djalë 13-vjeçar teksa priste në një stacion autobusi.

*

Zonja e parë ukrainase, Olena Zelenska, u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë që të ofrojnë më shumë armë për të luftuar “Lojërat e Urisë së Rusisë” në një fjalim 15-minutësh para anëtarëve të Dhomës dhe Senatit. “Unë po kërkoj armë, armë që nuk do të përdoren për të bërë një luftë në tokën e dikujt tjetër, por për të mbrojtur shtëpinë e dikujt dhe të drejtën për t’u zgjuar të gjallë në atë shtëpi,” tha ajo, duke shtuar se armët amerikane mund të ndihmojnë për të siguruar një “Fitore tw madhe e tw përbashkët”.

*

SHBA do t’i sigurojë Ukrainës katër sisteme më të avancuara të raketave Himars, ka njoftuar sekretari i mbrojtjes, Lloyd Austin. 

*

Bashkimi Europian do të mobilizojë një këst të pestë të ndihmës ushtarake prej 500 milionë euro për të mbështetur më tej Ukrainën. Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se rajoni “mbetet i fokusuar dhe i palëkundur në mbështetjen e tij për Ukrainën, së bashku me partnerët”.

*

Lituania do t’i ofrojë Ukrainës mbështetje shtesë ushtarake, njoftoi të mërkurën ministria lituaneze e mbrojtjes.

*

Bashkimi Europian ka përcaktuar plane emergjente për të reduktuar përdorimin e gazit nga frika se Rusia mund të ndërpresë furnizimin e saj në dimër. BE propozoi një objektiv vullnetar për vendet që të kufizojnë përdorimin me 15% nga gushti deri në mars, duke akuzuar Kremlinin për armatim të eksporteve të gazit. 

*

Bashkimi Europian ka rënë dakord për një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, këtë herë duke synuar eksportet e saj të arit, si dhe individët dhe subjektet. Masa shënon paketën e shtatë të gjobave dhe do të shohë ngrirjen e aktiveve në bankën më të madhe ruse, Sberbank, me disa emra të tjerë të shtuar në listën e zezë.

Burimi: The Guardian

Read Previous

Mbretëria e Bashkuar do ta ketë “autostradën më të madhe në botë” të dronëve automatikë

Read Next

Dy të vdekur dhe 1,440 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë