145 ditë luftë në Ukrainë, si është situata

· Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar kreun e shërbimit të sigurisë të vendit dhe prokuroren e përgjithshme, duke pretenduar se më shumë se 60 punonjës të tyre kanë “punuar kundër” Ukrainës në territorin e pushtuar nga Rusia.

· Rusia po përgatitet për fazën tjetër të sulmeve në Ukrainë, sipas zyrtarëve ushtarakë ukrainas, pasi Moska tha se forcat e saj do të rrisin operacionet ushtarake në “të gjitha zonat operacionale”.

· 1,346 civilë janë gjetur të vdekur në rajonin e Kievit pas tërheqjes së forcave ruse, sipas shefit të policisë së rajonit. Andriy Nebytov tha se rreth 300 individë ishin ende të zhdukur dhe se 700 nga të vrarët u qëlluan me armë të vogla, si pistoleta.

· Rusia ka humbur më shumë se 30% të efektivitetit luftarak tokësor; 50,000 ushtarë të saj ose kanë vdekur ose janë plagosur në konflikt, tha për BBC Admirali Sir Tony Radakin, shefi i shtabit të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar.

· Njerëzit varrosën një vajzë katërvjeçare, e cila u vra nga një sulm me raketa ruse në qytetin Vinnytsia, në Ukrainën qendrore, javën e kaluar. Vrasja e Liza Dmitrieva, e cila kishte sindromën Down, u raportua në mbarë globin, duke u bërë një simbol prekës i kostos së rëndë civile të pushtimit rus.

· Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të udhëtojë në Baku të hënën për të kërkuar më shumë gaz natyror nga Azerbajxhani, tha ekzekutivi i BE-së, ndërkohë që BE-ja kërkon të reduktojë varësinë e saj nga energjia ruse.

/AnabelMedia/

Read Previous

Rregullatori e hoqi tarifën e rrjetit, për rrymën e tepërt, nga fotovoltaikët

Read Next

Temperaturë deri në 37°C në Gjakovë