Samsung Galaxy S27 Pro dhe Ultra mund të sjellin për herë të parë teknologjinë DC Dimming
Miliarda euro përfitime gjatë gjithë karrierës së tyre sportive. Një platformë digjitale që merret me monitorimin e industrisë sportive ka publikuar një raport në lidhje me të ardhurat nga karriera e sportistëve, duke marrë parasysh kontratat me klubin, bonuset si dhe sponsorizimit ose aktivitetet post sportive që vazhdojnë edhe në fund të karrierës së tyre.
Shumat e të ardhurave janë marramendëse. Michael Jordan me një shifër rekord prej 2,62 miliardë dollarësh: një pjesë e konsiderueshme është vetëm nga Nike që e përdor si imazh për shitjet e atleteve dhe veshjeve.
Vetëm këtë sezon, gjigandi i veshjeve sportive shiti 4,7 miliardë dollarë mallra me markën Jordan, me të ardhura vjetore që arrin në mbi 100 milionë dollarë. Jordan nuk është i vetmi basketbollist në top 10. LeBron James zë vendin e shtatë me të ardhura në karrierë mbi 1,17 miliardë dollarë. Është interesante se tre lojtarë golfi arritën në 5 sportistët më të paguar me në krye Tiger Woods, i dyti pas Michael Jordan.
Superyjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë gjithashtu në top 10, së bashku me Roger Federer, Floyd Mayeeather dhe Michael Schumacher, gjendja e te cilit ende nuk behet me dije për publikun.

1.12 miliardë $

1.13 milardë $

1.14 miliardë $

1.17 milardë $

1.20 miliardë $

1.24 milardë $

1.38 miliardë $

1.50 milardë $

2.10 miliardë $

2.62 milardë $