​Tuchel tregon kur rikthehet Hakim Ziyech

Thomas Tuchel thotë se Hakim Ziyech u la jashtë në fitoren e Chelseat ndaj Burnleyt për të shmangur rrezikun që ai të pësonte një tjetër dëmtim.

Shefi i Blues u këshillua nga stafi mjekësor i klubit që Ziyech të mos përfshihej në lojë për më shumë se gjysmë ore.

Prandaj ai vendosi ta pushonte plotësisht, duke e lënë jashtë skuadrës së ditës së ndeshjes në “Stamford Bridge”.

Dhe Tuchel ka lënë të kuptohet se Ziyech ka të ngjarë të kthehet për derbin e së enjtes kundër Tottenhamit.

“Ai është në një mbingarkesë personale që prej pesë javësh dhe ai ka një histori të rrezikimit nga dëmtimi kur vazhdon të luajë pas pesë javësh mbingarkese.”, shpjegoi tekniku gjerman.

“Rekomandimi i pastër fizik i stafit ishte që të mos e linin të luante më shumë se 30 minuta. Ne vendosëm t’i jepnim pushim të plotë.”

“Ne thamë” Në rregull, le të pushojë tani dhe pastaj mund ta përdorim atë javën e ardhshme plotësisht “, tha në fund Tuchel./KosovaPress

Read Previous

​FBK publikon orarin e plotë të ndeshjeve të Final 8 të Kupës së Kosovës

Read Next

​Rasti Navalny, mijëra persona bashkohen në protesta në të gjithë Rusinë