​Të hënën nis viti i ri akademik, UP kujton demonstratat e studentëve

Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” më 3 tetor do të nis viti i ri akademik 2022/23.

Mbi 4 mijë e 100 studentë të rinj i janë bashkuar UP-së këtë vit, në dhjetëra programe studimore, të ofruara në 14 njësi akademike.

Universiteti i Prishtinës thotë se edhe sivjet ka vazhduar me tërheqjen e nxënësve më të dalluar në nivel vendi.

“Mbi 45% të studentëve të pranuar në UP në vitin e parë të studimeve themelore kanë notën mesatare 5.0 gjatë shkollës së mesme”, thuhet në komunikatën e UP.

Universiteti i Prishtinës ka kujtuar edhe 25-vjetorin e demonstratave studentore të vitit 1997.

“Tetori, përveç që shënon fillimin e vitit të ri akademik në vendin tonë, është edhe pjesë e pashlyeshme e historisë, falë ngjarjeve të vitit 1997, kur më 1 tetor të atij viti, UP-ja u shfaq në skenë si aktori kryesor në kthesën më të madhe historike për Kosovën. Sikurse para një çerek shekulli, ashtu edhe sot, UP-ja është orientuese dhe baza kryesore e përgatitjes së intelektualëve të vendit tonë. E thëna e para 25 vjetëve e rektorit Ejup Statovci se ‘Universiteti është me studentët dhe studentët janë të universitetit’ vazhdon të jetë udhëzuese e ideologjisë së UP-së”, vijon komunikata.

Aktualisht në UP janë në proces edhe konkursi për pranimin e studentëve në studimet master dhe në ato të doktoratës./KP/

Read Previous

Kurti, Dugolli dhe Lajçi homazhe para varrit të ish-rektorit Statovci, 25 vjet nga demonstrata e madhe studentore

Read Next

“Jo vetëm ftohtë”, Evropa kërcënohet nga një krizë edhe më e madhe këtë dimër