​Të enjten debati parlamentar për siguri

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës plenare të enjten më 19 maj, ku në rend të ditës për shqyrtim është debati parlamentar për siguri, mirëpo mungon projektligji për tërheqjen e Trustit, për çka u kritikua nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari tha se është formuar edhe ekipi për reformën zgjedhore.

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri dhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kërkuan shqyrtim më të shpejtë të Projektligjit për Trustin, pasi thanë se është nevojë emergjente e qytetarëve.

Read Previous

​Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

Read Next

​Donjeta Sadiku mëson orën dhe rivalen e çerekfinales në Kampionatin Botëror të Boksit