​Sveçla: Lista Serbe nuk mund ta shantazhojë Qeverinë Kurti

Lista Serbe nuk mund ta shantazhojë Qeverinë Kurti për shkak të vendimeve të reciprocitetit.

Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se kanë kapacitete për t’i hequr barrikadat e ngjashme me ato të vendosura së fundi në veri nga serbët lokalë, në shenjë pakënaqësie ndaj reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia.

“Për ne është me rëndësi që rendi dhe ligji të sundojë atje. Ne do të luftojmë ta luftojmë kontrabandën në çdo cep të Kosovës, përfshirë edhe veriun. Serbët lokalë janë lodhur nga strukturat paralele dhe ata dëshirojnë një jetë të qetë si qytetarë të barabartë të këtij vendi”, ka thënë Sveçla.

Ai ka thënë se rrugët për futjen e mallrave ilegale janë mbyllur dhe ruhen 24 orë nga Policia e Kosovës, ndërkohë që Serbia ka shfrytëzuar grupet kriminale për të detyruar serbët në veri që të kundërshtojnë institucionet e Kosovës, duke iu dhënë hapësirë për kontrabandë.

“Ekziston vullnetin politik, por edhe të policisë që rendi dhe ligji të shtrihet në veri dhe besoj se kjo punë po bëhet me sukses”, ka thënë ai.

Read Previous

​7 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale

Read Next

Policia e Kosovës: Mos bini pre e dezinformatave, policia nuk po maltreton qytetarë në veri