​Specialja shpall sot vendimin për Gucatin e Haradinajn

Sot duke filluar nga ora 10:00-12:00 do të mbahet seanca për shpalljen e aktgjykimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në rastin e ish-drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Më 17 mars 2022, paneli, pasi ka dëgjuar të gjitha palët, argumentet përmbyllëse dhe qëndrimin e palës së akuzuar, ka mbyllur rastin.

Gucati dhe Haradinaj është kërkuar nga prokuroria që të dënohen me nga gjashtë vjet burgim.

Ata akuzohen për publikimin e dokumenteve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilat, gjatë vitit 2020, shkonin në zyrat e OVL-së të UÇK-së.

Read Previous

Djukanovic sot për vizitë në Kosovë

Read Next

Statistikat e ekipit Bad News Eagles, gjatë turneut më të madh të CS:GO