Djukanovic sot për vizitë në Kosovë

epa07888337 Montenegro President Milo Djukanovic smiles during a meeting with his North Macedonia’s counterpart in Skopje, North Macedonia, 02 October 2019. Djukanovic is on a two-day official visit to North Macedonia. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, do të arrijë sot për një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë.

Ai me këtë rast do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani në orën 10:00. Pas takimit do të ketë konferencë për media.

I pari i shtetit të Malit të Zi do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, si dhe me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, i cili me këtë rast do të ndajë Çelësin e qytetit.

Read Previous

Vizita e presidentit malazez, ndërprerje e përkohshme e qarkullimit në disa rrugë të Prishtinës

Read Next

​Specialja shpall sot vendimin për Gucatin e Haradinajn