​Sindikata e shëndetësisë në QKUK: Mbi 1500 infermierë do të largohen gjatë vitit 2023

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së po përcjell me shqetësim të madh ikjen e profesionistëve shëndetësor nga QKUK, e në veçanti të infermierëve. Përmes një adresimi në rrjetet sociale, kjo sindikatë ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria që të reflektojë, të punësojë infermierë të rinj.

“Urojmë që këta profesionistë mos të largohen nga Kosova, sepse atëherë do shihet vërtetë kolapsi në shumë klinika, ndërsa të njëjtit nuk ka mundësi të zëvendësohen, pasi një profesionist i tillë nuk krijohet brenda muajit, e në anën tjetër qytetarët do e pësojnë më së shumti”, thuhet në komunikatë.

Në vend të presionit, shtypjes, degradimit personal dhe profesional, të krijohen kushte të sigurta dhe më të mira pune, thuhet më tej në reagim. T’u njihet puna dhe angazhimi si dhe të respektohen si profesionistë shëndetësor, të mos zhvendoset fokusi i tyre nga kujdesi për qytetarin në fushën administrative.

Komunikata e plotë:

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së është duke e përcjellur me shqetësim të madh ikjen e profesionistëve shëndetësor nga QKUK, e në veçanti të infermierëve.

S.B., E.D., SH.H., L.S., K.K., SH.G., E.K., janë vetëm disa nga mbi 1500 infermierët në përgatitje që do të largohen gjatë vitit 2023. Padyshim që meritojnë një vëmendje institucionale, mirëpo edhe përpjekje serioze dhe maksimale për ta ngadalësuar këtë tred, duke ofruar kushtet për punë por edhe ngritje pagash.

Janë pikërisht infermierët me përvojë të gjatë të punës dhe ata nën moshën 45 vjeç, ndërsa në përgjithësi infermierët kualitativ dhe me eksperiencë ata që po targetohen dhe rekrutohen nga punëdhënësit e huaj, ndërsa ikja e tyre do i vendoste para kolapsit total secilën nga Klinikat dhe QMF, pavarësisht mungesës së mjekëve.

Roli i tyre është kyç në fuksionimin normal të punës.

Andaj në vend të presionit, shtypjes, degradimit personal dhe profesional, të krijohen kushte të sigurta dhe më të mira pune, të respektohen këta profesionist dhe roli i tyre, t’u njihet puna dhe angazhimi si dhe të respektohen si profesionist shëndetësor, të mos zhvendoset fokusi i tyre nga kujdesi për qytetarin në fushën administrative dhe korrieri.

Urojmë që Qeveria, Ministria përkatëse të reflektoj, të punësoj infermier të rinj, ndërsa urojmë që edhe nga këta profesionist mos të largohen nga Kosova, sepse atëherë do shihet vërtetë kolapsi në shumë klinika, ndërsa të njëjtit nuk ka mundësi të zëvendësohen, pasi një profesionist i tillë nuk krijohet brenda muaji, e në anën tjetër qytetarët do e pësojnë më së shumti.

Të shërbejmë nga pozicionet tona, mos të sundojmë dhe mos të ndajmë privilegje brenda komuniteteve.

Privilegj ka vetëm qytetari dhe pacienti i cili kërkon shërbimet tona.

Kryesia SHSPSH-QKUK

/KosovaPress/

Read Previous

Haxhiu: Nëse gjeni ndonjë fjali për ndërhyrje në sistemin e Drejtësisë, jap dorëheqje

Read Next

Google dhe Microsoft goditen nga ngadalësimi i shitjeve