Hapet shkolla vjeshtore e BE-së 2026, studentët përgatiten për tregun e punës
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka – Pula, ka ritheksuar se anëtarësimi në NATO mbetet një nga synimet strategjike të vendit.
Gjatë ceremonisë së shënimit të 10-vjetorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), Shiroka Pula tha se ambicia e Kosovës është zhvillimi i mëtejmë i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në mënyrë që ushtarët kosovarë të shërbejnë një ditë krah për krah me ata të vendeve aleate.
Presidentja theksoi se NATO ka një vend të veçantë në historinë e Kosovës, duke rikujtuar rolin vendimtar të Aleancës në çlirimin e vendit më 1999, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye.
Ajo shprehu mirënjohje për kontributin historik të NATO-s, duke theksuar se Aleanca mbetet simbol i lirisë dhe sigurisë së Kosovës.
Shiroka Pula vlerësoi gjithashtu mbështetjen që NALT-i ka ofruar gjatë 10 viteve të fundit për Ministrinë e Mbrojtjes, FSK-në dhe Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.
Sipas saj, kjo mbështetje ka ndikuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale, forcimin e strukturave institucionale, mbikëqyrjen demokratike dhe avancimin e menaxhimit të emergjencave.
Në përmbyllje të ceremonisë, presidentja falënderoi gjeneralin Thomas Schulte-Borghoff dhe të gjithë pjesëtarët e NALT-it për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucioneve të Kosovës, duke i uruar për 10-vjetorin e themelimit. /KosovaPress/