​Sanches nën ‘radarin’ e Liverpool

Renato Sanches është nën radarin e gjigantit anglez Liverpool, si opsion për të zëvendësuar Georginio Wijnaldum, konfirmon gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Spekulohet se ish-ylli i Bayern Munich, i cili tani është në radhët e skuadrës franceze Lille, është duke u konsideruar nga krerët e Liverpoolit si një transferim i mundshëm, përcjell KosovaPress.

Opsion tjetër është edhe ylli i Brighton Yves Bissouma, për të cilin ka shprehur interesim edhe skuadra e Arsenalit./KosovaPress.

Read Previous

​Prishet koalicioni LDK-VV në Vushtrri, Tahiri: Qeverisim të vetëm

Read Next

Për herë të parë pa grip në Austri