​Prokuroria Speciale paralajmëron hetime pas raportimeve për korrupsion në sistemin e drejtësisë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paralajmëruar se do të marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të gjithë personat e përfshirë në afera korruptive në sistemin e drejtësisë, për të cilat u raportua në media.

Në komunikatën e Prokurorisë Speciale, thuhet se hetimi do të bëhet në përputhje me kompetencat ligjore.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka analizuar të gjitha të dhënat e transmetuara në këtë hulumtim medial dhe do të marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me kompetencat ligjore dhe kushtetuese të saj, për të gjithë personat e përfshirë në këtë rast”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.  /KosovaPress/

Read Previous

Mbi 63,000 njerëz vdesin çdo vit nga kafshimi i gjarprit

Read Next

Biden paralajmëron Rusinë: Do të bënit gabim të madh nëse do të përdornit armë bërthamore