​Presidenti i Letonisë në vizitë zyrtare në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, sot do të presë për vizitë zyrtare homologun e saj letonez, Egils Levits.

Sipas agjendës, në ora 10:00, presidentja Osmani do ta presë presidentin Levits me ceremonitë më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani – Sadriu zhvillon takim me homologun letonez si dhe pas takimit do të mbajnë një konferencë për media.

Presidenti i Letonisë, Egils Levits, në mesditë do të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Read Previous

Sot shënohet Dita e Tokës

Read Next

434 raste aktive me coronavirus në Kosovë