​Parashikimi i motit

Dita e fundit e muajit mars pritet të jetë me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat kryesisht ditën e sotme parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s, ndërsa në Dukagjin, në veri, parashihen erëra me shpejtësi mbi 15m/s.

Read Previous

Diskutime të shumta në mbledhjen e tretë të Asamblesë Komunale në Gjakovë

Read Next

Sot vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës