Me rastin e dy-vjetorit tw sulmit terrorist në Banjskë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.
Osmani thekson se 24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme.
“Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm. Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku”, ka shkruar Osmani.
Më 24 shtator të vitit 2023, një grup serbësh të armatosur, në krye me terroristin Millan Radoiçiq, sulmuan Policinë e Kosovës. Aty mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, dhe u plagosën të tjerë.