​Milan-Inter, sot ditë e rëndësishme sa i përket titullit kampion

Lufta për titull në Serie-A vazhdon të mbetet e zjarrtë kur kanë mbetur vetëm edhe sy xhiro deri në mbyllje të kampionatit, derisa Milanit dhe Interi kanë vetëm dy pikë diferencë në të mirë të skuadër së Stefano Piolit.

“Rossonerët” kanë 80 pikë në vendin e parë dhe ndiqen nga “Neroazzurët” me 78 sosh. Sot, këto dy skuadra dotë kenë ballafaqime mjaftë të vështira dhe nuk do ta kenë të lehtë sigurimin e tre pikëve të reja.

Nga ora 18:00 Milani do të ballafaqohet me Atalantën, skuadër e cila po ndjekë objektivin e saj për në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm dhe është vetëm një pikë prapa Romës së vendin të gjashtë dhe me një fitore eventuale ndaj Milanit do t’i ofrohej shumë këtij qëllimi.

Nga ana tjetër, Interi e viziton Cagliarin nga ora 20:45, skuadër kjo e cila po lufton për mbijetesë dhe vetë me fitore ndaj skuadrës së Simone Inzaghit mund të shpresonte që ta siguronte mbijetesën në xhiron e fundit.

Kështu që sot edhe mund të qartësohet shumëçka sa i përket titullit kampion për këtë edicion garues në Serie-A.

Read Previous

​Kardiologët do të vazhdojnë grevat kundër vendimit të MSh-së, po presin edhe një vendim të kushtetueses

Read Next

​Kurti nderohet nga Senati i Iowa-s me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas