​Mehaj dënon veprimet e komunitetit serb për destabilizimin e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri, duke thënë se dënon veprimet e komunitetit serb për destabilizimin e Kosovës.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se ushtria e Republikës së Kosovës duhet të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

“Kosova dhe institucionet e saj janë në shërbim të çdo qytetari dhe veprimet tona janë në harmoni me policinë tonë dhe KFOR-i”, ka shkruar ministri Mehaj. /KosovaPress/

Read Previous

Sot hidhet shorti i fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve

Read Next

​Hendbollistet e Kosovës drejt suksesit historik