​Liverpooli nis bisedimet, e gjen pasardhësin e Klopp

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur i “The Times”, Paul Joyce, Liverpooli ka nisur bisedimet me skuadrën e Feyenoordit për trajnerin Arne Slot.

Slot thuhet se dëshiron që të jetë zëvendësuesi i Jurgen Klopp, ndërsa skuadra e tij, Feyenoordi e anuloi një konferencë për media të planifikuar për sot, raporton KosovaPress.

45-vjeçari e udhëhoqi Feyenoord drejt triumfit në finalen e Kupës së Holandës KNVB fundjavën e kaluar dhe ka përpiluar një punë të fortë në Holandë, duke e çuar klubin drejt titullit të parë të Eredivisie në gjashtë vjet në sezonin 2022/23.

Mbetet të shihet se si do të shkojnë bisedimet mes Liverpoolit dhe Feyenoordit, por është e qartë që gjiganti anglez po e favorizon Arne Slot si pasardhësin e Jurgen Klopp./kp

Read Previous

​5 xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb

Read Next

Media britanike veçon Sarandën si qytet mesdhetar i shkëlqyer për pushime