​Kurti pret me ceremoni shtetërore homologun irlandez

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur me ceremoni shtetërore Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.

Pas pritjes ceromoniale, dy kryeministrat do të mbajnë një takim dypalësh dhe pas takimit në ora 10:30 pritet të mbahet konferencë e përbashkët e dy kryeministrave.

Kryeministri Varadkar poashtu nga ora 11:00 do të takohet edhe me presidentën e vendit, Vjosa Osmani.

Varadkar ka arritur në Kosovë të mërkurën, ku është pritur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti në Airoportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. /KosovaPress/

Read Previous

​Më 15 janar ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë

Read Next

OBSH: 10 mijë viktima nga koronavirusi në dhjetor