​KQZ aprovoi 1208 aplikacione për regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mbanë mbledhjen e radhës. Në mungesë të kryetarit, Kreshnik Radoniqi, kryesimin e mbledhjes po e udhëheq Alim Rama.

Aty u bë e ditur se KQZ ka aprovuar 1208 aplikacione për regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale.

Sipas kryeshefit të sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahemtaj interesim më të madh për tu regjistruar janë nga shteti i Gjermanisë.

Mbledhja e KQZ-së është duke vazhduar./KosovaPress/

Read Previous

Ndërtimet pa leje në vitin 2016/17, dënohet një person për keqpërdorim të pozitës në Prizren

Read Next

Pas lëvizjes së pozicionit grek për Kosovën, Serbia në ankth i afrohet Spanjës