​Kosova – San Marino, zhvillohet sot ndeshja miqësore

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sot ndeshjen miqësore me San Marinon.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kombëtarja e drejtuar nga trajneri Bernard Challandes do të testohet edhe për sa i përket disa ndryshimeve në listën e lojtarëve të ftuar nga tekniku zviceran, përcjellë KosovaPress.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 18:00.

Para ndeshjes, në një konferencë për media trajneri Challandes deklaroi se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe se pret rezultat pozitiv nga të përzgjedhurit e tij duke mos e nënvlerësuar kundërshtarin./KosovaPress

Read Previous

Kënga mit “Bella Ciao” së shpejti një dokumentar

Read Next

Përkujtohet sot emblema kinematografike, Bekim Fehmiu