Krasniqi bën thirrje për investim në infrastrukturën sportive dhe mbështetje të sportistëve

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” po afrohen dhe Kosova pritet që të përfaqësohet me 12 sportistë në këtë aktivitet të madh ndërkombëtar.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka treguar se të gjitha federatat sportive janë duke i bërë përgatitjet e duhura në mënyrë që të kemi një përfaqësim sa më të mirë të Kosovës në Tokio.

Krasniqi konfirmoi se përveç gjashtë garuesve që ishin të konfirmuar, tani janë shtuar edhe dy garues ekstra nga Federata e Notit si dhe një nga atletika duke e çuar kështu në nëntë numrin e atletëve të konfirmuar për pjesëmarrje në këtë eveniment.

Krasniqi ka bërë thirrje që të ketë më shumë investime ne rregullimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetje të sportistëve sepse sipas tij, meqenëse sporti po bën maksimumin për përfaqësimin e Kosovës sa ma mirë në arenën ndërkombëtare, atëherë është e rrugës që edhe shteti të investojë në infrastrukturë në mënyrë që të krijohen kushtet për stërvitje dhe akomodim të sportistëve.

Krasniqi po ashtu ka bërë të ditur se meqenëse ka pasur ndryshime së fundi si në Komitetin Olimpik ashtu edhe ne Qeverinë e Kosovës, janë duke zhvilluar takime të rregullta me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport në mënyrë që të evitohen problemet e sportistëve dhe për këtë ka hasur në përkrahjen e kësaj ministrie.

Ndryshe, Lojërat Olimpike “Tokio 2020” zhvillohen nga data 23 korrik deri më 8 gusht 2021. /KosovaPress

Read Previous

Federata Gjermane e Futbollit konfirmon bisedimet me Hansi Flick

Read Next

Barcelona e interesuar për transferimin e mbrojtësit të Juventusit De Ligt