​Hendboll, publikohet lista e lojtarëve për kualifikimet e Euro 2024

Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi, ka shpallur listën e hendbollistëve në të cilët llogarit për ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024.

Kosova është pjesë e grupit të shtatë ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Kombëtarja jonë më 12 tetor në Podgoricë luan me Malin e Zi, ndërsa më 16 tetor e pret Slloveninë në Prishtinë.

Në listë janë 18 lojtarë. Atdhe Basholli, Matej Taci dhe Arianit Nimanaj janë ftuar për herë të parë. Ndërkohë në Kombëtare janë kthyer Rron Ramadani, Flamur Gërbeshi e Leonard Gegaj.

Për shkak të një lëndimi, në këto ndeshje mungon kapiteni Valon Dedaj, ndërsa Bujar Ramosaj mungon për shkak të obligimeve personale. I lënduar është edhe Shaban Zogaj.

Grumbullimi i lojtarëve bëhet më 8 tetor në Prishtinë.

Read Previous

Konjufca: Nga shteti francez presim mbështetjen për liberalizimin e vizave

Read Next

Zelensky firmos dekretin: Nuk ka negociata me Rusinë sa të jetë Putin president