Konjufca: Nga shteti francez presim mbështetjen për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me ç’rast e uroi për marrjen e detyrës.

Konjufca, siç u bë e ditur nga Kuvendi, e falënderoi ambasadorin Guérot për përkrahjen, të cilën Franca e ka ofruar për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe rrugëtimit drejt integrimeve evropiane.

Në njoftim thuhet se, Kryetari i Kuvendit tha se presim nga shteti francez mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës meqë janë përmbushur tashmë të gjitha kriteret e kërkuara. E po ashtu edhe përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Konjufca dhe Guérot konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në sfera të interesit të përbashkët. /KosovaPress/

Konjufca: Presim mbështetje nga Franca për vizat | Albanian Post

Read Previous

Financial Times: 3 skenarët për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia

Read Next

​Hendboll, publikohet lista e lojtarëve për kualifikimet e Euro 2024