​Dy superderbi sot në Ligën e Kampioneve

Gara më prestigjose evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve do të vazhdoj sot dhe në program janë dy ndeshje derbi.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Italia, aty ku Interi e pret skuadrën spanjolle Atletico Madrid.

Zikaltërit ishin në finale të këtij kompeticionin sezonin e kaluar dhe janë të etur që nën drejtimin e Simone Inzaghit ta përsërisin këtë sukses, por nga ana tjetër, skuadra spanjolle me në krye trajnerin Diego Simeone janë njëra nga skuadrat më të papërshtatshme evropiane, andaj pritet një spektakël i madh për 90 minuta.

Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Inter: Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Darmian, Calhanoglu, Mkhitaryan, Barella, Dimarco; Thuram, Martinez

Atletico Madrid: Oblak; Molina, Witsel, Gimenez, Hermoso, Reinildo; Koke, De Paul, Saul; Llorente; Griezmann./KP/

Read Previous

​Sot ajri i ndotur, rekomandohet kujdes për personat e ndjeshëm

Read Next

​Basketboll/ Kosova me tri mungesa kundër Irlandës