​Dodaj e Zijade përfundojnë garën në Evropianin e xhudos për kadet

Xhudistet tona të reja, Enise Zijade dhe Sidorela Dodaj kanë përfaqësuar sot Kosovën në Kupën Evropiane për Kadet (U18).

Në garën që po mbahet në Berlin të Gjermanisë, Zijade dhe Dodaj kanë përfunduar garën pasi që të dy xhudistet janë mposhtur, raporton KosovaPress.

Të dy xhudistet tona garuan në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Enise Zijade e nisi garën me fitore, duke e mposhtur në raundin e parë Lilian Buecker, kurse në të dytin u mposht nga xhudistja nga Australia, Callie Bannister.

Edhe Sidorela Dodaj e nisi raundin e parë me fitore, duke e mposhtur polaken Roza Nowosad, ndërsa në raundin e dytë pësoi humbje nga francezja, Clarisse Carillon. /Kosovapress/

Read Previous

3.3 miliardë dollarë dëme nga katastrofat natyrore këtë vit në Kinë

Read Next

Gjykata cakton masën e paraburgimit për të dyshuarin për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj