​Britani: Më shumë se një e treta e sektorit të hotelerisë në krizë

Më shumë se një e treta e sektorit të mikpritjes në Britaninë e Madhe rrezikon të mbyllet në fillim të vitit të ardhshëm për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe mallrave, si dhe rënies së konsumit në atë sektor, sipas një sondazhi të publikuar sot.

Një sondazh i kryer nga Shoqata Britanike e Mikpritjes tregoi se 35 për qind e të anketuarve presin të punojnë me humbje ose pa fitime deri në fund të vitit.

Hulumtimi gjithashtu tregoi se 85 për qind e restoranteve të anketuara besojnë se situata në atë zonë do të përkeqësohet.

Qytetarët e Britanisë së Madhe reduktuan shpenzimet e tyre për shkak të inflacionit që arriti në 10 për qind dhe pritjeve për përkeqësim të krizës ekonomike vitin e ardhshëm.

Industria e hotelerisë në Britaninë e Madhe punëson 10 për qind të të gjithë punonjësve, që përbën gjashtë për qind të totalit të biznesit dhe pesë për qind të PBB-së, sipas të dhënave nga shoqata e hotelerisë.

Read Previous

GLPS: Kosova duhet të përafrojë legjislacionin e saj me të Bashkimit Evropian

Read Next

Dy të vdekur pas të shtënave në jug të Londrës