GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të armëmbajtjes pa leje gjatë 24-orëve të fundit.
Në Milloshevë një person u arrestua pasi në veturën e tij u gjet një armë me 15 fishekë.
Në Prizren, gjatë kontrolleve në një argjendari dhe në një shtëpi, policia sekuestroi dy armë me dhjetëra fishekë.
Ndërkaq në Malishevë, pas një rasti të dhunës në familje, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit u gjet një armë me karikator dhe fishekë. /KosovaPress/