​Alain Giresse flet sot para mediave

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të rikthehet të mërkurën me një tjetër ndeshje miqësore ku do të ballafaqohet me Armeninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.

“Dardanët” do ta shfrytëzojnë këtë ndeshje si dhe atë kundër Faroe Island si parapërgatitje për ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Evropian që zhvillohen vitin e ardhshëm, përcjellë KosovaPress.

Para ndeshjes, sot në konferencë për media do të flas trajneri Alian Giresse nga ora 16:00.

Pas konferencës, do të zhvillohet edhe stërvitja në stadiumin “Fadil Vokrri”

Read Previous

​Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në forumin ekonomik

Read Next

Zelensky u thotë udhëheqësve të G20 se “lufta duhet të përfundojë tani”