​Zidane i hap derën Juventusit

Zinedine Zidane nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit te Juventusi si trajner në të ardhmen.

I pyetur në konferencën për media, në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Francës dhe Italisë në “San Siro”, nëse do të dëshironte të drejtonte sërish skuadrën torineze, francezi la të hapur këtë mundësi.

“Të kthehem te Juve një ditë? Pse jo një ditë, nëse vazhdoj të jem trajner. Nuk i dihet kurrë”, ka deklaruar Zidane.

Ish-futbollisti francez ka luajtur për Juventusin nga viti 1996 deri në vitin 2001, duke fituar dy tituj të Serie A dhe duke u shndërruar në një prej figurave të rëndësishme të klubit.

Deklarata e tij ka rikthyer vëmendjen te mundësia që Zidane, një ditë, të ulet në stolin e klubit me të cilin pati suksese të mëdha si futbollist. /KosovaPress/

Read Previous

Bashkëpunim më i fortë me Francën, çfarë mund të fitojë Kosova?

Read Next

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH