Nga strehimi te kujdesi shëndetësor, për çka shqetësohen më së shumti evropianët?
Milani raportohet se është duke pritur për një takim mes agjentit të Marcus Rashford dhe Manchester United sot, pasi kuqezinjtë po përpiqen të nënshkruajnë me sulmuesin anglez. Drejtorët e Milanit dhe këshilltari i RedBird Ibrahimovic janë duke pritur për një takim sot mes agjentit të Rashford dhe vëllait dhe drejtorëve të Manchester United.
“Sky Sport Italia” dhe “SportMediaset” raportojnë se përfaqësuesit e sulmuesit do të takohen me “Djajtë e Kuq” sot për të diskutuar përditësimet më të fundit të transferimeve.
Milani është i bindur se Rashford do ta informojë klubin e tij se dëshiron të transferohet në San Siro këtë muaj.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, gjigantët e Serisë A janë të vetëdijshëm se konkurrenca për 27-vjeçarin është e ashpër, me Barcelonën dhe Borussia Dortmundin mes klubeve në bisedime me agjentin e Rashfordit në javët e fundit.
Milani është i hapur për të nënshkruar me Rashford si huazim, por duhet që Manchester United të paguajë një pjesë të pagës së tij për pjesën e dytë të sezonit.
Rashford nuk është pjesë e planeve të Manchester United derisa ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tre asistime në 24 paraqitje këtë sezon. /KosovaPress/